Stoltenberg: Nëse ndërmarrim ndonjë veprim në Ukrainë do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse

Sekretari i Jashtëm i NATOS, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp ka folur pas takimit të ministrave të Jashtëm të Aleancës.

Stoltenberg theksoi nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim në Ukrainë do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse, përcjell Klankosova.tv.

“Vlerësimi ynë është se ne e kuptojmë dëshpërimin, nëse ndërmarrim ndonjë veprim do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye kemi marr vendim që të mos ndërhyjmë”, u shpreh ai.

“Aleatët janë pajtuar që nuk duhet të kemi forca ajrore në zonën e Ukrainës”.

“Ne kemi pasur sot takimin me anëtarët e NATO-s, në dy takimet kemi thënë se do t’i ofrojmë mbështetje ushtarake, por nuk do të jemi pjesë e konfliktit, nëse NATO përfshihet direkt në konflikt do të shohim edhe më shumë vrasje të civilëve”.

Tutje, ai tha se kanë dërguar armë dhe kanë trajnuar me dhjetëra ukrainas që nga viti 2014.

“Kemi trajnuar me dhjetëra forca ushtarake të Ukrainës që nga viti 2014, të njëjtit ndodhen në vijën e fronit. Do të vazhdojmë me mbështetje dhe me furnizime të tjera. Kjo është arsyeja pse ata janë duke rezistuar deri më tani”.

“Është e tmerrshme është e dhimbshme shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë e Botërore”. /Klankosova.tv/

Lajmet Stoltenberg: Nëse ndërmarrim ndonjë veprim në Ukrainë do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!