Cilat janë problemet politike, taktike, strategjike dhe operative të Putinit 5 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë!!

Cilat janë problemet politike, taktike, strategjike dhe operative të Putinit 5 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë!!
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Hafir HOXhA

1. Nuk lejon Ukrainën dhe shtetet tjera që I ka në kufi të anëtarësohen në NATO sepse i afrohen tepër afër forcat Amerikane nga të cilat ndihet i rrezikuar, pastaj demokracia dhe zhvillimi i Ukrainës e rrezikon qëndrimin e tij si mbret i Rusisë andaj nuk lejon zhvillim në Ukrainë.

2. Nuk është i kënaqur me rezultatet dhe shpejtësinë e veprimeve luftarake ne Ukraine ku po bëjnë rezistencë më tepër ukrainaset se sa ka menduar që të merr Kievin dhe të formon qeveri dhe kryetar pro rus në Ukrainë.

Rusët po e refuzojnë luftën dhe detyrohen te angazhon Çeçenet si mercenar në Ukrainë!

3. Është i mllefosur për unitetin e ri të BE që po blejnë armë dhe po e ndihmojnë Ukrainën që këtë as Putini e as në nuk e jemi pritur dhe për sanksionet që janë marrë ndaj tij dhe Rusisë.

Ka gjasa dhe mundet Putini këto ndihma ushtarake te BE për Ukrainën me i kuptua si deklarim i luftës nga BE!

4. Edhe pse USA qysh me Obamen janë larguar pak nga BE (pasi shumë anëtarë të BE nuk paguanin 2% për forcat në NATO)? gjatë kësaj kohe Putini u përforcua, tani u zgjuan nga gjumi shtetet e BE, shtuan buxhetin për të ndihmuar NATON dhe Putini prapë inatin e ka ndaj USA e cila këto ditë nuk po e ngacmon shumë direkt, por i rrinë mbi kokë e kjo e mundon Putinin.

5. Putini kërkon bisedime me Ukrainën me kushte që nuk janë reale, në anën tjetër bën ristrukturim të njësiteve dhe ndërron taktikën e sulmeve. Analizuar të gjitha këto probleme po rritet edhe numri i rusëve në protesta kundër tij dhe luftës, dhe Putini është i lënduar në çdo aspekt, prandaj si i tillë kërcënon tërë botën me armë bërthamore!

Është nervoz sepse faktikisht Rusia u nda nga bota në të gjitha lëmitë, në ato politike, ekonomike, kulturore – sportive, financiare etj., etj. Njeriu nervoz është më i rrezikshëm se sa kur është i qetë!

Lajmet Cilat janë problemet politike, taktike, strategjike dhe operative të Putinit 5 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë!! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!