Edhe një vit më e vjetër, por Leonora vazhdon të jetë në top-formë

Këngëtarja Leonora Jakupi sot feston ditëlindjen, ajo në rrjetet sociale ka pranuar urime nga miqtë e saj të shumtë dhe nga fansat.
Leonora, ndonëse ka kaluar të dyzetat (43 vjet) duket më se në formë dhe njihet dhe për stilin e saj unik në paraqitje.
Ajo bart mbi supe një karrierë të begatë muzikore, e siç nuk heziton edhe vetë ta thotë nëpër intervista ajo me dashurinë më të madhe i këndoi këngët patriotike.
Kur jemi te këto këngë, Leonora këtë vit sërish u kthye me dy sosh, “Liria ka emër” dhe “Komandant”./21Media
Lajmet Edhe një vit më e vjetër, por Leonora vazhdon të jetë në top-formë >> .