Latifi tregon objektivat kryesore për avancimin e sistemit shëndetësor

Ai tha se në agjendën e tij të punës dhe të avancimit të sistemit shëndetësor janë shtatë objektiva kryesore, e në mesin e tyre krijimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, Sigurimet Shëndetësore, krijimi i Qendrës së Traumës, Qendrave Ekselente të Kujdesit Shëndetësor etj.

Një çështje me rëndësi ministri Latifi në këtë konferencë potencoi edhe kthimin e “trurit” dhe bashkëpunimin e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë shprehur dëshirë për të ndihmuar përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor kosovar.

Në këtë konferencë u diskutua edhe për menaxhimin e urgjencave mjekësore dhe tematika të tjera nga shëndetësia, njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, konferenca me temë “Mjekësia në Danimarkë flet SHQIP” u organizua nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe aty morën pjesë përfaqësues diplomatikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore dhe të ftuar të tjerë specialë nga vende të ndryshme botërore.

Lajmet Latifi tregon objektivat kryesore për avancimin e sistemit shëndetësor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!