Ligjvënësit amerikanë letër Blinkenit që të ndalohet influenca ruse në Ballkan, qortohet edhe Serbia

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti, Faton Bislimi me anë të një komunikate për media, shkruan Rahoveci INFO.

Bislimi, që është edhe anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane ka thënë se u ka shkruar 16 kongresistëve amerikanë dhe ka marrë përgjigje pothuajse nga të gjithë.

“Në përgjigjet përkatëse, jam falëmnderuar për sjelljen në vëmendje të tyre të fakteve historike për Serbinë që ishin lënë anash të tekstin e letrës së tyre. Me disa prej këtyre kongresistëve, komunikimi ka vazhduar dhe njëri nga ta i është bashkangjitur Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres”, ka thënë ai.

“Ndërsa, dje, më 4 mars, pesë nga ata kongresmenë që kishin lartësuar Serbinë në fillim të shkurtit (si z. Cleaver, z. Cicilline, z. Lieu, z. Veasey, e z. Schneider), kanë qortuar atë për depërtimin e ndikimit rus e kinez në Ballkanin Perëndimor dhe për sfidimin e demokracisë në rajon! Ata kanë nënshkruar një letër të një grupi prej 19 kongresmenëve drejtuar Sekretarit të Shtetit z. Blinken, përmes së cilës ‘kërkohet angazhim më i drejtpërdrejtë dhe më intensiv i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dështimin e demokracisë dhe rënjen totale nën tutelën autoritare’ të vendeve si Serbia dhe për të ‘penalizuar Dodikun e Republika Srpska-s për veprimet e tij anti-demokratike në Bosnjë”, thuhet në komunikatën e tij.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Pas letrës sime dërguar të gjithë 16 kongresistëve amerikanë që në fillim të shkurtit i kishin shkruar Presidentit Biden për Serbinë, në cilësinë time si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, unë jam kontaktuar dhe kam marrë përgjigje shumë inkurajuese nga thuaja se shumica e tyre. Në përgjigjet përkatëse, jam falëmnderuar për sjelljen në vëmendje të tyre të fakteve historike për Serbinë që ishin lënë anash të tekstin e letrës së tyre. Me disa prej këtyre kongresistëve, komunikimi ka vazhduar dhe njëri nga ta i është bashkangjitur Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres!

Ndërsa, dje, më 4 mars, pesë nga ata kongresmenë që kishin lartësuar Serbinë në fillim të shkurtit (si z. Cleaver, z. Cicilline, z. Lieu, z. Veasey, e z. Schneider), kanë qortuar atë për depërtimin e ndikimit rus e kinez në Ballkanin Perëndimor dhe për sfidimin e demokracisë në rajon! Ata kanë nënshkruar një letër të një grupi prej 19 kongresmenëve drejtuar Sekretarit të Shtetit z. Blinken, përmes së cilës ‘kërkohet angazhim më i drejtpërdrejtë dhe më intensiv i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dështimin e demokracisë dhe rënjen totale nën tutelën autoritare’ të vendeve si Serbia dhe për të ‘penalizuar Dodikun e Republika Srpska-s për veprimet e tij anti-demokratike në Bosnjë.’

Tutje, letra në fjalë e këtyre 19 kongresistëve, ngrehë alarmin ‘për influencën në rritje të Rusisë në aspektin politik e të sigurisë dhe të Kinës në aspektin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor’ – fakte këto që unë i kisha argumentuar në letrën time të 4 shkurtit. Bile, hiq më larg sesa pardje, në një opinion timin të botuar në EurActiv (rrjet pan-europian medial me seli në Bruksel), e kam quajtur Serbinë “Rusia e Vogël” e Ballkanit, duke ripotencuar po këto argumente.

Në këtë letër, bëhet thirrje për finalizim të ‘marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, pasi që tash e 14 vjet Kosova është e pavarur’ dhe ky realitet duhet pranuar. Arritja e kësaj ‘marrëveshje hapë mundësi për zhvillim në rajon dhe pengon rritjen e influencës së jashtme nga akterë dashakeq.’

Pos pikës për Kosovën, letra po ashtu ‘kërkon nga qeveria e SHBA-ve që të intensifikojë investimet në rajon; të ndihmojë BE-në të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor duke potencuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut veçse kanë plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në BE; të parandalojë rrezikun për Bosnjën dhe Marrëveshjen e Dejtonit duke penalizuar udhëheqësin serb Dodik; si dhe të ofrojë më shumë mbështetje për zhvillim të demokracisë në rajon.’

‘Rritja e influences Ruse në rajon dhe agresioni ushtarak i saj ndaj Ukrainës janë edhe një dëshmi më shumë se tani SHBA-të duhet ta bëjnë jashtëzakonisht të kjartë se i përkahin vlerat demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe e shohin atë rajon si pjesë të rëndësishme të partneritetit ndëratlantik,’ thuhet në fund të kësaj letre. /Rahoveci INFO/

Lajmet Ligjvënësit amerikanë letër Blinkenit që të ndalohet influenca ruse në Ballkan, qortohet edhe Serbia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!