Policia arreston një person të shpallur në kërkim

Policia ka bërë të ditur se pas një pune operative-hetimore ka gjetur lokacionin e personit të dyshuar, të cilin edhe e ka arrestuar dhe e ka dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, raporton Rahoveci INFO
Personi i arrestuar është i dënuar me burg me kohëzagjatje prej gjashtë muajsh.
Lexoni komunikatën e plotë:
Arrestohet një (1) person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë- dega në Deçan
Pejë, 05 mars 2022
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Deçan, me datë 05.03.2022,ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë- dega në Deçan.
Pas një pune operativo-hetimore, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit te dyshuar të cilin e ka arrestuar.
Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. /Rahoveci INFO/
Lajmet Policia arreston një person të shpallur në kërkim >> Rahoveci INFO.