Uran Ismaili viziton Veselin në Hagë: Epopeja e UÇK-së, dhembja dhe krenaria jonë e përbashkët

Nga Haga, Ismaili ka thënë se Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembja dhe krenaria jonë e pafundme, kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe këngë, dhe një nga një dhanë jetën e tyre – për të mos u harruar kurrë.

“Pushkët që filluan aty, nuk u ndalën më në gjithë Kosovën, deri në çlirimin e saj. Kjo epope do t’i mobilizonte mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin serb dhe për t’i dhënë mundësi jetës e lirisë”, ka shkruar Ismaili.

“Edhe sot, kur ndodhem në Hagë, për vizitë te ish Kryetari Kadri Veseli, një ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, dhembja dhe krenaria janë të përbashkëta për ata që vazhduan në rrugën e lirisë, dhe me heroizmin e tyre e të popullit tonë Kosova është e lirë.”, ka shtuar ai

Në fund, Ismaili ka shprehur nderim të përjetshëm për heronjtë tanë dhe për të gjithë të rënët e lirisë. /Rahoveci INFO/

Lajmet Uran Ismaili viziton Veselin në Hagë: Epopeja e UÇK-së, dhembja dhe krenaria jonë e përbashkët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!