Biseda e fundit e komandantit të Drenicës me nënën

I kujton ende fjalët e fundit nga nëna e tij.

Telefonata e Salë Jasharit nga Prekazi, e bëri më të fortë djalin e tij Sahitin.

Në oborrin e shtëpisë pas sulmit të vitit 1998 fatkeqësisht ajo u gjet e masakruar.

Ndërsa në ditën e 5 marsit Ushtria Çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga komandanti Adem Jashari e filloi luftën për çlirimin e vendit.

Por për Sahit Jasharin personin më të afërt të Ademit do të mbetet gjithmonë peng mosprania e tij në fshat gjatë sulmit serb për të luftuar, sepse atë kohë ai po trajtohej në Suedi pasi ishte plagosur më parë.

Gjurmët e pashlyera tash e 24 vite janë ende në shtëpinë e Jasharit ku iu vranë e masakruan nëna baba e dhjetëra anëtar të tjerë të familjes.

E pas kthimit nga Suedia pamja më e keqe që pa komandanti ishte pamja e fshatit të tij që tashme kishte mbetur vetëm shkrumb e hi. Jashari nuk dinte asgjë për fatin e familjes së tij, përveç se ishin të gjallë 4 fëmijët që ndodheshin në Kosovë gjatë luftës.

E biseda e fundit e tij ishte me nënën një natë para sulmeve të 5 marsit në Prekaz. I fortë mbahej vetëm prej fjalëve të Salë Jasharit, ku permës telefonit i kishte thënë që shtëpia e tyre do të mbrohej nga komandanti Adem Jashari.

E këto fjalë e qetësuan komandantin të mos kishte asnjë dyshim për mbrojtjen e shtëpisë së tij.

Për ditët e netët më të vështira për popullin e Kosovës tregon edhe Osman Rama.

Me vendosmëri e me guximin e tij ai rrëfen momentin kur pa masakrën e familjes Jashari në Prekazin e Epërm. Edhe pas 22 vitesh që nga lufta në Kosovë për të ende janë të freskëta pamjet e trupit të masakruar të Salë Jasharit.

Me lot në sy tregon ngjarjen e asaj dite ku gjeti trupin e masakruar të Salë Jasharit.

E për besimin që kishte komandantit Adem Jashari ndaj Komandantit të Policisë Ushtarake në zonën e Drenicës dhe për bashkëpunimin mes tyre tregon tutje Jashari i njohur ndryshe si krahu i djathë i Ademit.

E pikërisht këta që luftuan për këtë vend pas 24 vitesh nga sulmi në Prekaz ku mbetën të vrarë e të masakruar mbi 50 anëtarë të kësaj lagje u shprehën të zhgënjyer nga shteti.

Lajmet Biseda e fundit e komandantit të Drenicës me nënën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!