Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rifillojnë të hënën, thonë negociatorët

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, ka thënë negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën”, tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Arakhamia dhe Slutsky nuk ka thënë se ku do të zhvillohen negociatat.

Lajmet Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rifillojnë të hënën, thonë negociatorët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!