Fifi nuk kursen dedikimet për të dashurin: Përtej gjithësisë me ty

Këngëtarja Filloreta Raçi- Fifi ka bërë një dedikim për të dashurin e saj, Adis Patushin.
Fifi ka postuar dy fotografi në Instagram, ku çifti shihen duke shkëmbyer puthje.
“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm ty”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografive të cilat janë shkrepur në Zvicër, ku Fifi ka pasur një koncert së fundmi.
“Hana” është projekti i fundit muzikor nga Fifi në bashkëpunim me Dj PM dhe Dagz. Kënga e publikuar më 18 shkurt deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në YouTube./21Media
Lajmet Fifi nuk kursen dedikimet për të dashurin: Përtej gjithësisë me ty >> .