Klinaku: Bëmë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit

Ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se erdhën të bëjnë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit serb.

“Si organizata të dala nga lufta, erdhëm që të bëjmë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit. Me këtë rast Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familja e tij u flijuan që ne ta gëzojmë lirinë që ne e gëzojmë sot”.

Ai ka thënë se flijimi i familjesh Jashari, bëri që populli shqiptar të mobilizohet kundër pushtuesit serb.

“Dhe si rezultat i këtij flijimi të familjes Jashari edhe populli shqiptar në përgjithësi kudo që jeton si në Kosovë si në trojet shqiptare është mobilizuar që të luftoj kundër pushtuesit serb”, ka thënë Klinaku./EO

Lajmet Klinaku: Bëmë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!