​Kongresisti amerikan kërkon nga Biden dhe Blinken të mbështesin hyrjen e Kosovës në NATO

“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. I bëj thirrje @POTUS dhe @SecBlinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.

Ai në një postim në Twitter ka publikuar letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.

“Derisa Rusia po vazhdon të sillet si një akter joracional dhe Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është e rëndësishme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën që t’i bashkëngjitet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë Kosovën dhe të sigurojmë se ata do t’i bashkëngjiten NATO-s si një vend anëtar”, thuhet ndër tjera në letër.

Lajmet ​Kongresisti amerikan kërkon nga Biden dhe Blinken të mbështesin hyrjen e Kosovës në NATO >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!