Në Superligën e Kosovës zhvillohen tre takime, vëmendja në Suharekë

Do të luhen edhe tre takimet e mbetura, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja kryesore, do të jetë përballja në mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadra nga Suhareka e ka filluar mirë sezonin pranveror, ku është në vendin e parë me 45 pikë pas 22 ndeshjeve.

Në anën tjetër, Llapi është në formë të shkëlqyeshme, ku në 11 ndeshjet e fundit janë pa humbje dhe do të synojnë që këtë ecuri pozitive ta vazhdojnë edhe më tutje.

Loja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës, me fillim nga ora 13:00.

Në ballafaqimin tjetër, Drenica përballet me Dritën dhe Gjilani me Ulpianën.

Dy përballjet tjera zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Rahoveci info/

Lajmet Në Superligën e Kosovës zhvillohen tre takime, vëmendja në Suharekë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!