Protestuan kundër luftës në Ukrainë, arrestohen 3 mijë e 500 në Rusi

Rreth 3 mijë e 500 protestues kundër luftës në Ukrainë, thuhet se janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë.

Kjo është bërë e diture nga agjensia ruse e lajmeve “Interfax”, duke cituar ministrinë e brendshme.

Sipas raportimit të tyre, rreth 2 mijë e 500 persona morën pjesë në protestat e sotme në Moskë, nga të cilët 1 mijë e 700 u arrestuan.

1 mijë e 500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjithsej 1 mijë e 200 persona të tjerë ishin pjesëmarrës në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1 mijë e 61 prej tyre u arrestuan.

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t’u marrë në pyetje ku “po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Lajmet Protestuan kundër luftës në Ukrainë, arrestohen 3 mijë e 500 në Rusi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!