Kurti: Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar mësuesit dhe mësueset në seancën solemne për 7 Marsin.

Gjatë fjalës së tij, Kurti ndër të tjera tha se Kosovës i nevojitet epopeja e arsimit.

“Mësuesit ishin bacat në oda dhe e jepnin të vërtetën e jetës dhe sakrificës me rapsodinë e gjatë të mbrëmjes dhe aktit sublim të dëshmorit. Në ndërtimin e shtetit dhe një populli të çliruar, emancipimi i inteligjencës vjen nga mësuesit. Secili prej nesh kujton në të shkuarën e tij një mësues që i ka zgjuar dashurinë për dijen dhe besimin në talent. Na nevojitet epopeja e arsimit”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri tha se nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme.

“Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja sigurisht që është nëna e dytë, por e përhershme, ngado që shkojmë gjatë tërë jetës mësuesen e parë, nënën e dytë e mbajmë me vete sa të jetë jeta”.

“Talentin e kemi, por na duhet arsim i kualifikuar. Jam i vetëdijshëm që një shtet e një shoqëri s’mund të ecë në mënyrë afatgjate po nuk eci para në arsim. Mësuesit tanë na kanë mësuar përgjatë viteve se në shkollë nuk shkohet të sigurojmë njohje aq sa kërkon punësimi, por të bëhemi njerëz moral. Po ngutemi kudo për ta shndërruar shkollën në cikël të përshpejtuar. Shkolla na duhet si pasuri publike kombëtare e jo si punësim i ngushtë moralisht e privatisht. Reforma duhet të fillojë nga çerdhet, e të vazhdojë me shkollat fillore e të mesme deri te edukimi i lartë”.

“Na duhet epopeja e arsimit, ajo epope që nis e zë fill në mendjen e nxënësit. Nuk duhet të vriten nga teknologjia por duhet të ushqehen nga programet e vërteta. Mësuesit duhet të motivojnë e prindërit duhet të prindërojnë. I urojmë mësuesit ditën e tij, e urojmë nxënësit ditën e mësuesit të tij. Qeverisë nuk i takon të mjaftohet me një urim, por me garantimin e kushteve të ushtrimit të profesionit. I ndritur qoftë roli i mësuesit”, tha Kurti.

Lajmet Kurti: Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!