Merita Gashi nga Fortesa e Rahovecit zgjedhet mësuese e dalluar në Kosovë, merr çmimin “Shaban Jashari”

Mësuesja e shkollës fillore “Liria” në Fortesë, Merita Gashi është zgjedhur mësuese e dalluar në nivel vendi dhe ka fituar çmimin “Shaban Jashari”, që ndahet çdo 7 mars, duke iu dedikuar festës kombëtare të mësuesit.

Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi është shprehur i lumtur që një mësuese nga shkolla e tij e ka marrë këtë çmim kaq domethënës.

Ai ka thënë se suksese i mësueses Meritë, nuk është i rastësishë, por rezultat i punës së saj katërmbëdhjetë vjeçare me nxënës.

Zhuniqi ka shkruar:

Sot, në Ditën e Mësuesit, nxënësit, mësimdhënësit, drejtori dhe të gjithë punëtorët e shkollës, jemi krenarë, ngaqë mësimdhënësja e shkollës sonë, Merita Xhavit Gashi, është shpallur mësimdhënëse e dalluar në nivel të Republikës së Kosovës dhe u shpërblye me çmimin e vitit “Shaban Jashari”!

Ky sukses i Meritës, nuk është i rastësishëm, por rezultat i punës së palodhur me nxënës, për 14 vite me radhë, si në fushën kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, bashkëpunimit të theksuar me kolegë dhe të gjithë punëtorët e shkollës.

Në emër të drejtorit, nxënësve dhe stafit arsimor, urojmë Meritën për suksesin e jashtëzakonshëm!

Urime dhe suksese të vazhdueshme në arsim dhe në të gjitha fushat e jetës!

Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!

Mësuesja Merita Gashi dekorohet me çmimin vjetor “Shaban Jashari”

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!