NATO për Klan Kosovën: Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aeroplanët rusë

Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aerolanët rusë.

Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv një zyrtar i NATO-s.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Kërkesën për ta mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët nga Rusia e bëri sot ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë. Komandanti i KFOR-it ka thënë se KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht”, tha ajo gjatë raportimit të sotëm që pati në Komisionin për Punë të Jashtme, njofton Klankosova.tv.

Gërvalla: Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë      

Lajmet NATO për Klan Kosovën: Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aeroplanët rusë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!