Organizata “Global Shapers” kërkon cilësi në arsim e testim për mësimdhënësit

Organizata “Global Shapers” ka mbajtur një protestë simbolike për cilësinë në arsim.  Protesta nisi para zyrave të SBAShK-ut, duke vazhduar përgjatë rrugës “Agim Ramadani” e deri para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shfaqur një baner me të cilën kanë kërkuar cilësi në arsim e testim për mësimdhënësit.

Ismet Krasniqi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, ka thënë se kërkesë tjetër e tyre është Vetting-u në arsim.

Ai tha se për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit, shumë mësimdhënës i gjen kokulur, pasi sipas tij shumë prej tyre nuk shkruajnë mirë gjuhën shqipe.

“Misioni i SBAShK-ut thotë arsim modern cilësor mirëpo veprat e tyre nuk përputhen me vizionin e tyre aspak. Në vend se të kërkojnë Vetting në arsim, këta e pengojnë këtë proces duke kërcënuar me greva. Prandaj sot për hir të gjeneratave të ardhshme ne bëjmë thirrje: “profesor testohu”, “profesoreshë testohu”. Sot është dita e 7 Marsit që shënohet Dita e Mësuesit por kjo ditë shumë mësimdhënës i gjen kokulur para cilësisë në arsim. Sistemi ynë i arsimit ka mësues që nuk shkruajnë mirë gjuhë shqipe”, tha ai.

“SBAShK-u nuk reagon por në të kundërtën drekon me partitë politike. Bile edhe në kohë fushate. Vizioni i tyre nuk është paga. Me rroga të larta nuk vjen cilësia sepse punësimet në Kosovë po i bën partia, e SBAShK-un e ka kap rehatia. Ne rinia e Kosovës, ne populli i Kosovës nuk kemi kohë me i kënaqë apetitet e njerëzve të caktuar. Nuk kemi vend tjetër për të jetuar. Ne rinia e Kosovës nuk duam ta lëshojmë Kosovën për asnjë arsye e aq më pak për arsim cilësor. Profesor testohu, profesoreshë testohu, cilësi në arsim”, ka thënë Krasniqi./EO

Lajmet Organizata “Global Shapers” kërkon cilësi në arsim e testim për mësimdhënësit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!