Zhegrova: “Jap çdo herë më të mirën për ekipin”

Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 82-të në fitoren e thellë të Lillet të dielën mbrëma. Lille fitoi 4:0 kundër Clermontit në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1, ndërsa Zhegrova kontribuoi me golin e katërt që e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Ai pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me golin, dhe ka thënë se synon të realizojë edhe më shumë gola për Lillen, pavarësisht se a luan titullar apo inkuadrohet nga banka rezervë.

“Unë punoj fort pavarësisht se a shënoj gol apo jo. Gjithmonë punoj shumë dhe kur trajneri më jep mundësinë të luajë, e jap më të mirën për skuadrën”, tha Zhegrova që te Lille u transferua në janar të këtij viti nga Baseli.

“E rëndësishme është për çdo lojtar që shënon gol dhe vjen nga banka e rezervistëve. Çdo herë që hyj në lojë, pavarësisht rezultatit, unë jap më të mirën. Çdo lojtar duhet ta bëj këtë”, u shpreh reprezentuesi i Kosovës, në një intervistë dhënë për mediumin “Le11Lillois”.

Zhegrova tregoi edhe për momentin se si e shënoi golin, por më shumë e kënaq trepikëshi që e mori skuadra.

Lajmet Zhegrova: “Jap çdo herë më të mirën për ekipin” >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!