Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Sot m’u kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, thotë se 8 Marsi është një festë e vështirë dhe e dhimbshme për të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve.

“Uroj të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve në këtë ditë, që është veçanërisht e rëndë, ngaqë secila nga ne kujton momentet e fundit me të dashurit tanë dhe është ditë e dhimbshme për nënat dhe gratë e dëshmorëve”.

Shukrija, në “Info Magazine”, tha se gjatë ditës i është kujtuar një dhuratë e veçantë që ia bëri Agimi në këtë festë sa ishte gjallë, njofton Klankosova.tv.

“Sot më është kujtuar një 8 Mars kur e kemi festuar bashkë me Agimin në Lugano në një festë dhe më dhuroi një zinxhir me perla që është shumë i veçantë. Por, tash e 23 vjet pa të është shumë e vështirë”.

“Gjithë ditës kam punuar në konsullatë, ku ka pasur edhe çifte që janë kurorëzuar. Kjo ditë nuk është festë por punohet njësoj si të gjitha ditët tjera”.

Ajo, mes tjerash, tregon se ishte shumë e vështirë t’i rriste fëmijët, pasi në asnjë mënyrë nuk e zëvendëson Agimin.

“Shumë ka qenë e vështirë, por me prezencën time dhe plotësimin e dëshirave dhe kushteve, jam munduar që maksimalisht ta zëvendësoj Agimin, edhe pse është e pamundur, mosprezenca e tij nuk zëvendësohet asnjëherë. Por, me angazhim dhe përkushtim ndaj fëmijëve, kam përmbushur edhe ëndrrën e Agimit edhe timen”.

“Sfidat janë të vështira edhe kur je me bashkëshort e lëre më pa të, edhe fëmijët janë rritur me dhimbje, duke parë dhimbjen në sytë e nënave”, tha ajo.

Lajmet Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Sot m’u kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!