Deputeti Mustafa për ngritjen e çmimeve: Popull i durueshëm jemi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shpalosur disa vlera që shpërfaqin çmimet e ngritura për disa produkte në vend.

Ai duke përmendur çmimin e bukës, naftës e rrymës, ka parashikuar se nga qeveria do të ketë ndërrim ideologjik të krahut.

“Nafta sot paradite 1,57 ndërsa pasdite 1,67. Rryma +42%. Buka e mielli +25%. Plehu artificial +100%. Natyrisht, tash partia në pushtet nga e majta socialiste shpejtë kalojnë tek e djathta “po shikoni, tregu i lirë e cakton çmimin e naftës, shteti s’mundet të ndërhyjë””, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Rrogat? Jo s’bënë me i rritë se s’ka buxhet. Buxheti i shtetit? “Më i madhi ndonjëherë në histori falë rritjes ekonomike të pashembullt” deklarojnë çdo ditë”.

“Popull i durueshëm jemi”, ka përfunduar Mustafa.

 

Lajmet Deputeti Mustafa për ngritjen e çmimeve: Popull i durueshëm jemi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!