Fahrije Hoti: Gratë janë shtylla e shtëpisë duhet t’u jepen më shumë të drejta

Ndërmarrësja Fahrije Hoti, për 8 Marsin, Ditën e Gruas, ka thënë se gruaja është shtylla e shtëpisë andaj duhet të ketë më shumë të drejta.

“Gratë duhet të jenë vetvetja, gruaja është shtylla e shtëpisë, duhet t’i jepen më shumë të drejta”, ka thënë Hoti në një intervistë dhënë për Rahoveci.info.

Hoti tha se gratë e burrat duhet t’i kenë të drejtat e barabarta edhe ato të jenë ndërmarrëse, e jo burri të aplikojë në vend të gruas e në fund vetë ta udhëheqë biznesin.

“Ka qenë një kauzë që gratë kanë lehtësira nëse kanë biznes, ka pasur edhe asi rastesh që burri veç për letra ka aplikuar për gruan e pastaj e ka udhëhequr vetë… Duhet me u rregullu me ligj e kanun që edhe djali edhe vajza të jenë të barabartë.  Me këto bllokime të grave nuk shkojmë përpara”, ka vazhduar ajo.

Ajo tha se gradualisht gjërat në vendin e saj, Krushë, po shkojnë në të mirë të grave por që nuk duhet ndalur, duhet vazhduar edhe më tutje.

“Gratë kanë gjetur vende të punës janë pak më të lira, nuk është sikur në vitet 2000-2001, çdo gjë po shkon duke u stabilizuar në Krushë… Me i krahasu vitet 2000 – 2020 kanë ndryshuar shumë gjëra në të mirë të grave por nuk do të thotë që është mjaftueshëm”, ka shtuar ajo.

Ajo madje foli edhe për filmin “Zgjoi”, film ky në të cilin portretizohet jeta e saj, vështirësitë që ka kaluar në jetë gjatë kohës së pasluftës.

“Unë mburrem me filmin “Zgjoi”, me Yllka Gashin që ka mujtë me e kopju kaq mirë Fahrijen, e me Blertën që e ka pikturu kaq mirë historinë time.. Ndoshta një pjesë nuk e kanë pritur mirë por bota e ka vlerësuar”, tha ajo.

 

 

Lajmet Fahrije Hoti: Gratë janë shtylla e shtëpisë duhet t’u jepen më shumë të drejta >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!