Kosova sot voton për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian

Kosova pritet të votojë për pro përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje ku do të votojë përjashtimin e këtyre dy vendeve nga ky mekanizëm evropian i zgjedhjeve.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 8 mars 2022, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).

Krahas kësaj vendi ynë iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore duke i vendosur sanksione Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë.

Por, çka është Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO) ?

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO) është e themeluar në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, pas rënies së komunizmit, me qëllimin e qartë për të forcuar institucionet zgjedhore demokratike.

Sot, ACEEEO ekziston për të promovuar procese dhe procedura të shëndosha demokratike mes anëtarëve të saj dhe të tjerëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

ACEEEO përbëhet nga anëtarët instituiconalë, të cilët janë institucione që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe referendumeve.

Aktualisht, ACEEEO ka 25 anëtarë institucionalë, pra 25 shtete të ndryshme, ku bënë pjesë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i cili është anëtarësuar me të drejta të plota në shtator të vitit 2016.

Përveç KQZ-së së Kosovës, anëtarët aktual institucionalë të ACEEEO-s janë Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve nga këto shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Federata Ruse, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia, Ukraina.

Lajmet Kosova sot voton për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!