Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës është shpëtuar jeta e një 55-vjeçari që ishte therur me thikë.

“Pacienti i therur me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të Aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jeta që po rrezikohej çdo moment. Përveç lëndimit të Aortës së gjoksit kishte dhe dëmtimi  të pjesshëm të palcës së kurrizit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Operacioni  ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë.

Sipas ShSKUK-së, lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin. Në QKUK është hera e parë që kryhet ky lloj  i intevenimit të rëndë.

Lajmet Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!