Ky është urimi i Fatmir Spahiut për Ditën e Gruas

Sot me rastin e Ditës së Gruas, aktori Fatmir Spahiu ka shkruar disa fjalë dedikuar gjinisë së butë.

Spahiu i ka uruar të gjitha gratë, zonjat dhe çikat për 8 Mars.

”Kom dit edhe une me shkrua ma gjate por bon kanihere vec me uru pa bo sallta ansore”, ka shkruar Spahiu.

Sot në Prishtinë për nder të kësaj dite është mbajtur një marsh kundër vrasjeve të grave.

Grupi organizativ ”Marshojmë S’festojmë”, sot nga ora 10:00 kanë marshuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.

Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.

Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë./21Media

Lajmet Ky është urimi i Fatmir Spahiut për Ditën e Gruas >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!