Liga e Kampionëve vjen me dy super takime

Liga e Kampionëve rikthehet për të zgjidhur dilemën se kush do të kalojë në çerekfinale.

Sipas orarit të planifikuar, sot (e martë) do të zhvillohen dy takime, që janë tejet interesante.

Liverpooli e pret sonte Interin në Anfield Road, derisa takimi i parë në Itali kishte përfunduar në të mirë të The Reds me rezultat 2-0.

Nerazzurët do të shpresojnë që t’i përmbysin gjërat, por që do të jetë paksa e vështirë, duke ditur skuadrën fantastike që ka gjiganti i Ligës Premier.

Në anën tjetër, Bayern Munichu u befasua prej Red Bull Salzburgut në ndeshjen e parë, duke marrë vetëm një barazim, 1-1.

Natyrisht se Bavarezët janë favoritë absolut në këtë sfidë dhe pritet që të zgjidhin qysh në pjesën e parë çështjen e fituesit.

Që të dy takimet, fillojnë në ora 21:00. /Rahoveci info/

Lajmet Liga e Kampionëve vjen me dy super takime >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!