Lufta në Ukrainë: Osmani e Gërvalla flasin me shefat e misioneve në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, kanë biseduar me shefat e misioneve në Republikën e Kosovës.

Osmani ka njoftuar se bashkë me ministren Gërvalla, me ta kanë diskutuar për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe ndikimin e tij rajonal, njofton Klankosova.tv.

Tutje, presidentja Osmani bën të ditur se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian.

“Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kemi diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ndikimin e tij rajonal dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian,” ka shkruar Osmani në Twitter.

Lajmet Lufta në Ukrainë: Osmani e Gërvalla flasin me shefat e misioneve në Kosovë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!