NATO duhet “të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, thotë Stoltenberg

NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg theksoi  se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Lajmet NATO duhet “të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, thotë Stoltenberg >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!