Ukraina tërheq ushtarët nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar dekretin që iu bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
Kjo u bë e ditur nga zëvendëshefi i Zyrës së Presidentit Andriy Sibiga, i cili e ka publikuar dekretin.
Ukraina ka një numër të ushtarëve që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”.
Lajmet Ukraina tërheq ushtarët nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë >> Rahoveci.info.