Urimi emocionues i Trimit për nënën e tij

Këngëtari, Capital T sot me rastin e Ditës së Gruas e ka uruar nënën e tij.

”Të dua NANË. Gjithashtu urime festa krejt nënave shqiptare që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ne dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar artisti.

Sot në Prishtinë për nder të kësaj dite është mbajtur një marsh kundër vrasjeve të grave.

Grupi organizativ ”Marshojmë S’festojmë”, sot nga ora 10:00 kanë marshuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.

Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.

Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë./21Media

Lajmet Urimi emocionues i Trimit për nënën e tij >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!