Evropiani me 32 Kombëtare, mundësi ideale për Kosovën për ta siguruar kualifikimin historik

UEFA po mendon, ta zgjerojë Kampionatin Evropian të futbollit.

Aktualisht, në këtë garë marrin pjesë 24 Kombëtare dhe kështu do të jetë edhe në Evropianin e Francës.

Mirëpo, nga Kampionati Evropian pasues, gjërat mund të ndryshojnë.

Në fakt, nga viti 2028 mund t’i shohim 32 skuadra në Evropian, njëjtë sa marrin pjesë aktualisht në Kampionat Botëror.

Dhe, kjo do të jetë një mundësi ideale për Kosovën për ta siguruar kualifikimin historik në një garë të madhe.

“Dardanët” ishin vetëm dy ndeshje larg kualifikimit në Euro 2020, por dështuan në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Verdhekaltrit do ta kenë të vështirë të kualifikohen në Euro 2024, por tash u janë hapur mundësitë që një gjë të tillë ta bëjnë në Euro 2028, i cili do të mbahet në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë.

Kjo do të jetë një mundësi ideale edhe për Kombëtaren Shqiptare, e cila veçse kishte marrë pjesë në Euro 2016. /Rahoveci info/

Lajmet Evropiani me 32 Kombëtare, mundësi ideale për Kosovën për ta siguruar kualifikimin historik >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!