Interi fiton, por Liverpooli kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, por është skuadra angleze që ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road”, përfundoi me fitoren 0:1 të skuadrës italiane.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, në minutën e 62-të.

Pavarësisht fitores së “Nerazzurrëve”, është skuadra e Liverpoolit që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” kalojnë tutje falë fitores 0:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Guiseppe Meazza”./Rahoveci info/

Lajmet Interi fiton, por Liverpooli kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!