Kroacia i kthen Turqisë thesaret e konfiskuara arkeologjike

Në Ministrinë e Kulturës së Kroacisë këtë të martë ka bërë dorëzimin e objekteve arkeologjike të Turqisë, të cilat më shumë se njëmijë iu sekuestruan një shtetasi turk në pikën kufitare të Bajakovës në dhjetor 2021.

Objekte me vlerë arkeologjike iu dorëzuan ambasadorit të Turqisë në Kroaci, Mustafa Babur Hizlan, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori i Turqisë në Kroaci, rikujtoi se para tre muajsh ishte edhe në Ministrinë e Kulturës kroate për të marrë në dorëzim monedhat antike të sekuestruara në vitin 2019, të cilat iu kthyen Turqisë pas bashkëpunimit të suksesshëm të dy ministrive të kulturës.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, kësaj radhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ne i jemi mirënjohës Kroacisë për konfiskimin e suksesshëm dhe efikas të thesareve kulturore”, tha ambasadori Hizlan.

Bëhet fjalë për një koleksion monedhash që datojnë nga shekulli V para erës sonë deri në shekullin e 10 të erës sonë dhe objekte të tjera metalike me vlerë si unaza, figura më të vogla, ndër të cilat spikat relikti i bronzit bizantin në formë kryqi. U gjetën gjithashtu tetradrahma athinase shumë të vlefshme të shekullit VI dhe V para erës sonë.

Objektet janë vendosur përkohësisht në Muzeun e Qytetit në Vinkovc, ku është bërë katalogimi dhe përpunimi paraprak profesional.

Lajmet Kroacia i kthen Turqisë thesaret e konfiskuara arkeologjike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!