Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane tërheq paralele në mes të luftës në Ukrainë dhe asaj në Kosovë

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka bërë një shkrim në lidhje me luftën që po ndodh tash e dy javë në Ukrainë, nga agresioni rus, duke tërhequr një paralele në mes të Ukrainës dhe Kosovës së viteve 1998-99.

Sipas tyre nuk është e befasishme përkrahja e kosovarëve kundrejt Ukrainës, pasi sic thonë ata, edhe Kosova ka kaluar në të situata të ngjashme.

“Kur mbi një milion Ukrainas është dashur ta lënë vendin e tyre që nga fillimi i invacionit rus më 24 shkurt 2022, dhe kur Presidenti Vladimir Putin po përpiqet të rrëzojë qeverinë demokratike të Ukrainës përmes bombardimeve dhe vrasjes edhe të civilëve, nuk është e befasishme që shqiptarët e Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me popullin ukrainas.  Nuk është e befasishme pasi që një brutalitet të tillë kosovarët e kanë përjetuar nga diktatori serb Sllobodan Millosheviq dhe bandat e tij kriminale në Ballkan gjatë luftës 1998-99, në të cilën marshi gjenocidal i Millosheviqit la të vdekur mbi 12 mijë kosovarë (pas luftës në Bosnjë ku u vranë mbi 250 mijë dhe u shpërlngulën mbi 4 milionë njerëz). Prandaj, shqiptarët e kuptojnë se Putini duhet të ndalohet me çdo çmim dhe duhet të dërgohet në Hagë”, thuhet në shkrimin e kësaj lidhjeje, transmeton Klankosova.tv

Sipas tyre, si rezultat i përpjekjeve dhe punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Kongresin e ShBA-së, qeveria e ShBA-së vendosi të bombardojë Serbinë, dhe “përmes punës sonë me Partinë Transnacionale Radikale, u arrit të sigurohej arrestimi dhe akuzimi si kriminel lufte i Millosheviqit nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi me seli në Hagë në qershor 2001”.

Shkrimi i plotë i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:

“Kur mbi një milion Ukrainas është dashur ta lënë vendin e tyre që nga fillimi i invacionit rus më 24 shkurt 2022, dhe kur Presidenti Vlladimir Putin po përpiqet të rrëzojë qeverinë demokratike të Ukrainës përmes bombardimeve dhe vrasjes edhe të civilëve, nuk është e befasishme që shqiptarët e Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me popullin ukrainas.

Nuk është e befasishme pasi që një brutalitet të tillë kosovarët e kanë përjetuar nga diktatori serb Sllobodan Millosheviq dhe bandat e tij kriminale në Ballkan gjatë luftës 1998-99, në të cilën marshi gjenocidal i Millosheviqit la të vdekur mbi 12 mijë kosovarë (pas luftës në Bosnjë ku u vranë mbi 250 mijë dhe u shpërlngulën mbi 4 milionë njerëz). Prandaj, shqiptarët e kuptojnë se Putini duhet të ndalohet me çdo çmim dhe duhet të dërgohet në Hagë.

Si rezultat i përpjekjeve dhe punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Kongresin e ShBA-së, qeveria e ShBA-së vendosi të bombardojë Serbinë, dhe përmes punës sonë me Partinë Transnacionale Radikale, u arrit të sigurohej arrestimi dhe akuzimi si kriminel lufte i Millosheviqit nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi me seli në Hagë në qershor 2001.

Të enjten e kaluar më 3 mars, Parlamenti i Kosovës aprovoi një rezolutë përmes së cilës u zotua se do të strehonte deri në 15 mijë refugjatë potencialë nga Ukraina dhe përmes së cilës kërkoi nga KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për fluturime ruse. Dhe, më 7 mars, qytetarë të Kosovës, institucione, e ambasadorë të huaj, iu bashkëngjiten një tubimi në përkrahje të popullit të Ukrainës.

Radio Evropa e Lire sapo ka lajmëruar se burimet e saja në Bruksel kanë thënë që BE dhe NATO janë seriozisht të preokupuara për “mundësinë e eskalimit te tensioneve ne Ballkanin perëndimor,” dhe se te dyja janë në dijeni për “përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar këtë rajon,” përmes fushatave të dezinformimit, kryesisht në gjuhën serbe.

Karim Kahn, Prokuror i Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, ka vendosur të hapë një hetim për Ukrainën, në bazë të aludimeve se krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë kryer aty nga Vlladimir Putini. Kahn ka kërkuar përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, dhe ai do ta ketë këtë përkrahje edhe nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, sepse Karim Kahn (specialist në ligjin ndërkombëtar për krime dhe ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut), thellësisht e kupton mënyrën e luftës në Kosovë dhe asaj në Ukrainë. Ai ka qenë mbrojtës kryesor për Kosovën, kur disa liderë të UÇK-së padrejtësisht u gjykuan për krime lufte të supozuara se u kryen gjatë mbrojtjes së Kosovës nga sulet e Serbisë”.

Lajmet Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane tërheq paralele në mes të luftës në Ukrainë dhe asaj në Kosovë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!