Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se sot ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim në NATO.

“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Gërvalla tha se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.

“Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, u shpreh ministrja.

Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.

Ky grup, në përbërje ka ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në cilësinë e kryesueses.

 

Lajmet Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim në NATO >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!