Nis procesi i blerjes së ndërtesave për ambasadat e Kosovës në Washington dhe Londër

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.

Me këtë vendim kjo ministri fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C. të ShBA-së dhe Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ri-strukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej tetë milion e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e njëzet e një euro (8,927,721. 00 €) për blerjen e ndërtesave të ambasadave”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmet Nis procesi i blerjes së ndërtesave për ambasadat e Kosovës në Washington dhe Londër >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!