Peci: I kemi ndarë 50 milionë për bujq, do i ndihmojmë me 36 cent për litër naftë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se përkundër rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore, qeveria Kurti, sipas tij, iu është kundërpërgjigjur me rritje enorme për bujqit dhe fermerët.

Peci tha se kanë në dispozicion 50 milionë euro vetëm në kategorinë e subvencioneve, teksa tha se shpejtë do të bëjnë hapjen e thirrjes edhe në kategorinë e granteve.

“Për herë të parë, fermerët dhe bujqit do të subvencionohen me naftë dhe vlera do të jetë rreth 5 milionë euro duke kalkuluar kompensimin për litër naftë prej 0.36 cent”, ka thënë Peci në një konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në vlerë totale prej 8 milionë euro për grurin, pataten, misrin dhe fasulen do të subvencionohen imputet bujqësore për plehërimin pranveror në vlerë 150 euro për hektar për grurin, ndërsa 100 euro për hektar për misrin, fasulen dhe pataten.

“Grurin e kemi gjetur me përkrahje në vlerë totale prej 150 euro, ndërsa në programin e vitit 2022 e rrisim përkrahjen në vlerë 474 euro, apo 216 përqind”.

“Misri rritet për 119 përqind, patatja 118 përqind, fasulja 118 përqind, perimet në serrë 100 përqind, perimet në fushë të hapur 85 përqind, produktet e tjera si elbi, luledielli e të tjerat 36 përqind, fara e grurit 21 përqind, pemët 26 përqind, mjedrat dhe pemët e imëta 25 përqind, gjedhet qumështore 6 përqind.

Peci tha se gruri, misri, patatja dhe fasulja janë konsideruar si produkte primare këtë vit, pasi sipas tij, kontribuojnë në rezervave shtetërore, teksa bëri thirrje për mbjellje të çdo pëllëmbe të tokës së Kosovës.

 

Lajmet Peci: I kemi ndarë 50 milionë për bujq, do i ndihmojmë me 36 cent për litër naftë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!