SHSKUK demanton deputetët për operimet e kryera gjatë 2021-ës (VIDEO)

Në 2021 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kryer 33 mijë e 666 operacione. Të paktën kështu thotë Kryesuesja e Bordit të këtij institucioni, Agreta Gecaj-Gashi.

Teksa e njëjta hedh poshtë pretendimet e deputetëve që numri i intervenimeve të kryera është rreth 22 mijë në vitin e kaluar, njofton Rahoveci.info.

Gecaj-Gashi bën me dije se tek tani në Klinikën e Ortopedisë ka mbaruar lista e pritjes e vitit 2017, klinikë kjo që ka mbi 30 ortopedë dhe vetëm katër anesteziologë.

Ndërkaq e para e bordit  shton se pandemia dhe mungesa e anesteziologëve në krejt SHSKUK-në ka bërë që listat e pritjes operative të zgjaten, ngase janë vetëm afro 100 anesteziologë në krejt SHSKUK-në.

Gecaj-Gashi thotë se minimizimi i listave të pritjes mund të bëhet duke u ndihmuar nga qeveria përmes rritjes së buxhetit në mënyrë që anesteziologët të stimulohen dhe të punojnë me dy ndërrime.

Shefja e bordit tha se, më 2021  janë 4 mijë më shumë operacione të realizuara se në vitin 2020 dhe 7 mijë më pak se në 2019.

Lajmet SHSKUK demanton deputetët për operimet e kryera gjatë 2021-ës (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!