Tendenca për krijim të rezervave të barnave, flet kryetari i Odës së Farmacistëve (VIDEO)

Nuk ka nevojë që banorët e Kosovës të blejnë barna për të bërë rezerva, në këtë situatë krize ekonomike e të sigurisë.

Kështu tha në Sytë 7 të Klan Kosovës, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi.

Sipas tij, ka mjaftueshëm barna në Kosovë, pasi është shtuar importi javëve të fundit, që të krijohen stoqe të volitshme, të cilat nuk do ndikojnë as në çmim.

Madje, Jakupi, tha që nuk ka nevojë të blihen as barnat kundër ndonjë rrezatimi, pasi efektet e tyre, nuk mbrojnë të gjitha pjesët e trupit, në rast të ndonjë sulmi të rëndë sigurie.

I njëjti, foli edhe për botimin më të ri të Regjistrit të Barnave, që u promovua me 7 mars. Sipas Jakupit, i njëjti botim, që ka rreth 750 faqe, ka përshkrim të detajuar për 817 lloje të barnave, sa janë tërësisht në Kosovë. I njëjti regjistër, do të shpërndahet falas nëpër të gjitha barnatoret, e qendrat mjekësore, me të cilin, më pas do asistohen profesionistët shëndetësor. Bashkë me Regjistrin e barnave, është botuar edhe Revista Farmaceutike, që ka të bëjë me Sigurinë e Produkteve Medicinale, njofton Klankosova.tv.

Lajmet Tendenca për krijim të rezervave të barnave, flet kryetari i Odës së Farmacistëve (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!