Maqedonia e Veriut do të reduktojë TVSH-në dhe akcizat për produktet ushqimore bazike dhe energjinë

Maqedonia e Veriut ka propozuar një sërë masash për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve.

Qeveria maqedonase ka hequr TVSH-në për produktet bazë ushqimore, ndërsa rreth 35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte.

E gjithë pakoja e masave do të kushtojë 400 milionë euro.

Qeveria maqedonase ka propozuar gjithashtu uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Sipas mediave vendase kjo masë ul pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet.

“Nafta në vend të 85,5 denarë do të zvogëlohet për 10,5 denarë dhe do të jetë 75 denarë, benzina në vend të 91,5 denarë do të zvogëlohet për 11,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë. Po ulim normën e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për naftën, benzinën pa plumb, gazin, gazin e lëngshëm dhe metanin”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Masat propozohen pas rritjes rekord të çmimeve të derivateve të naftës për gati 10.2 për qind. Por që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët në Kuvend.

 

 

 

Lajmet Maqedonia e Veriut do të reduktojë TVSH-në dhe akcizat për produktet ushqimore bazike dhe energjinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!