Polakja: Nuk lodhem duke shërbyer refugjatë, ndjenjë e veçantë të mirëpresim miqtë tanë

“Ndihem shumë mirë dhe nuk po lodhem aspak duke shërbyer refugjatët ukrainas që po vijnë në Poloni”.

Kështu shprehet një polake e cila në temperatura shumë të ulëta po shërben me kafe dhe çaj të nxehtë refugjatët që po shkojnë në vendin e saj.

E njëjta në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se e bën me qejf punën vullnetare prej 12 orësh në ditë.

“Nuk po kam të ftohtë pasi po pijë çaj të nxehtë. Ndihmoj këtu deri në orën 21:00 dhe jemi ndërrim prej 12 orësh. Kemi ëmbëlsira për fëmijë, puna jonë është që të shërbejmë kafe dhe çaj të nxehtë”.

“Ndihem mirë dhe nuk po lodhem sepse e di që është mirë që të ndihmojmë njerëzit dhe miqtë tanë. Në Poloni ka shumë vende dhe po i mirëpresim ata. Është me rëndësi që të ndihmojmë të tjerët”, tha ajo.

Lajmet Polakja: Nuk lodhem duke shërbyer refugjatë, ndjenjë e veçantë të mirëpresim miqtë tanë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!