Spahiu për ngritjen e çmimeve: Zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit

Fatmir Spahiu është ndër artisët e njohur kosovar, i cili me batutat e tij në skeqe e seriale të shumta ka fituar zemrën e publikut anë e mbanë trojeve shqiptare.

Artisti është aktiv në rrjete sociale, në të cilat po publikon statuse të shumta që lidhen me realitetin. Mbrëmë, Spahiu ka shkruar një status, i cili lidhet me rritjen e çmimeve, të cilat kanë prekur edhe vendin tonë, shkruan Rahovci.info.tv

“Me keto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme per mu mbetet ngushtimi i lukthit. A per sa i perket krejt juve qe thojshit qe kerri 1.6 eshte seri e deshtume, plasni tash, hyhyhy.”, ka shkruar artisti në Facebook, me ç’rast ka marrë reagime të shumta.

Ndryshe, njohësit e ekonomisë kanë vënë në pah ndikimin e luftës së Ukrainës në ekonomi. Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së mëtejshme të çmimeve. Ata kanë konsideruar se qeveria duhet të ndërmarrë masa përkatëse./21Media

Lajmet Spahiu për ngritjen e çmimeve: Zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!