Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid pas bombardimit të spitalit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë për krime lufte pasi një sulm ajror rus goditi një maternitet në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke plagosur 17 persona.

“Një bombë ajrore në një maternitet është prova përfundimtare se ajo që po ndodh është një gjenocid ndaj ukrainasve,” shtoi ai.

Zelenskyy vazhdoi t’iu bëjë thirrje evropianëve që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë për ta detyruar atë në tryezën e bisedimeve, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Sulmet erdhën mes shpresave për evakuime masive të civilëve nga disa qytete të rrethuara të Ukrainës, duke përfshirë Mariupolin, i cili ka qenë pa ushqim, ujë dhe energji për ditë të tëra dhe që filloi të varroste trupat në një varr masiv, sepse morgjet e tij janë plot.

Lajmet Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid pas bombardimit të spitalit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!