Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta të vajit (VIDEO)

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, dha një përgjigje interesante kur u pyet se a janë fajtore qeveritë e kaluara për rritjen e tanishme të çmimi të vajit.

Mjeku në “Edicionin Special”, deklaroi se qeveritë e kaluara i kanë krijuar terren tregtarëve që të abuzojnë me çmimet, por, sipas tij Qeveria Kurti nuk u nënshtrua si ato në të kaluarën, njofton Klankosova.tv.

“Qeveritë e kaluara kanë faj që për 20 vjet i kanë fryer rritjes të tregtisë madje edhe me shtetet armike. Po flasim për fuqizimin e tregtarëve të pandershëm të cilët kanë arritur këtë pozitë që kanë tash për shkak të nënshtrimit të qeverive të kaluara ndaj tyre”.

“Besoj se edhe arroganca që tregtarët e treguan sot është pikërisht pasi menduan se Qeveria Kurti është po aq e dobët dhe e nënshtrueshme sa qeveritë e kaluara”, tha Mjeku.

Lajmet Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta të vajit (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!