Inaugurohet Parku i Erës në Selac, Kurti krenohet me projektin (VIDEO)

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, të premten, u inaugurua Parku i Erës.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kryeministri Kurti tha se ky projekt është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë.

Me të u pajtua edhe kryediplomatja gjermane, e cila tha se për këtë kanë dhënë kontribut edhe shumë kompani gjermane.

Neil Taylor, nga zyra e BERZh-it në Kosovë, deklaroi se janë të gatshëm ta ndihmojnë vendin edhe në projekte të tjera të ngjashme.

Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite “SOWI Kosovo”.

Lajmet Inaugurohet Parku i Erës në Selac, Kurti krenohet me projektin (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!