KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Darius Washington

Në rradhët e klubit basketbollist pejan, tashme do te jetë edhe një basketbollist.

Siç njofton KB Peja, në profilin zyrtar, është arritur marrëveshja, me Darius Wasington, një basketbollist veteran, që së fundi ka luajtur për një klub në Belgjikë.

“Ai ka përvojë të madhe, në ligat më të forta Botrore. Ai ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe poashtu e shume ekipeve te njohura europjane si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma, Turk Telekom etj. Ai ka arritur te jetë top koshashënues në Ligen Turke, EuroCup, 2 herë kampion në Ceki, MVP Final në Ceki e shumë suksese tjera”, thuhet mes tjerash në postimin e KB Pejës.

Basketbollistit i është dëshiruar mirëseardhje, ndërsa pritet të shihet suksesi që do të japë për klubin.

Në takimin e fundit, Peja shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Prizrenit 16 me rezultat 72:84, në xhiron e 12-të të Ligës Unike, takim që u regjistrua edhe për elitën e basketbollit të Kosovës. /Rahoveci info/

Lajmet KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Darius Washington >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!