Kryeministri i Ukrainës: Rreth 215 mijë ukrainas janë kthyer për të luftuar

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se rreth 215 mijë ukrainas janë kthyer nga jashtë për ta mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi rus.

Ai, në një forum diplomacie në Turqi tha se të gjithë ukrainasit u ngritën për ta mbrojtur vendin e tyre.

“Tani çdo qytet, i madh e i vogël, është bërë një fortesë nga ku mund të luftohen pushtuesit”, ka thënë Shmyhal, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se liderët të ndryshëm botërorë,duke përfshirë presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, po marrin pjesë në forumin e diplomacisë që po mbahet në një vendpushim pranë qytetit bregdetar turk në Mesdhe, Antalia.

 

Lajmet Kryeministri i Ukrainës: Rreth 215 mijë ukrainas janë kthyer për të luftuar >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!