Kurti thotë që Kosova është një halë të cilën Putini e konsideron pengesë për projektin e vet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një halë të cilën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sheh si pengesë për projektin e vet.

“Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj, tash na përmend nga disa herë në javë dhe duket qartazi se Republika e Kosovës është një halë të cilën ai e konsideron që e pengon në projektin e vet”, ka thënë Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Ai shtoi se e ka përshtypjen që Putini dëshiron që të ulet në tryezë të negociatave me presidentin amerikan Biden “e jo me presidentin ukrainas Zelensky”.

“Synimi i tij është një konferencë e re e Jaltës, Jalta 2, me ç’rast do të ndaheshin sferat e interesit dhe në këtë mënyrë Federata ruse do të synonte të kompensohej për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Prandaj, meqë ata do të synojnë edhe konflikte të reja, Ballkani Perëndimor në përgjithësi, e posaçërisht Kosova janë të rrezikuar”, tha Kurti.

 

 

 

Lajmet Kurti thotë që Kosova është një halë të cilën Putini e konsideron pengesë për projektin e vet >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!