Nesër hapet Panairi i Edukimit, ofrohen mundësi studimi jashtë

Nesër do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës ju njofton se nesër, me datë 12.03.2022, në orën 10:00, do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ky panair shërben si mundësi për studentët kosovarë që të dalin për të studiuar në universitete ndërkombëtare.
“Panairi i Edukimit ofron mundësi të ndryshme studimore në universitetet ndërkombëtare dhe informata të hollësishme për kritere dhe specifika të universiteteve përkatëse”.
“Ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Wiseword Kosova. Ju mirëpresim!”
Lajmet Nesër hapet Panairi i Edukimit, ofrohen mundësi studimi jashtë >> Rahoveci.info.