Tahiri pas vizitës në Asamblenë Parlamentare: Kemi shumë punë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po merr pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Deputeti i AAK-së u shpreh se në gjendjen momentale prioriteti i këtij institucioni është gjendja në Ukrainë.

‘Vendet evropiane janë të unifikuara në qëndrimet e veta për luftën në Ukrainë, por ende disi hezitojnë t’i thonë qëndrimet qartë dhe saktë’, tha Tahiri.

Ndërkaq, sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Tahiri theksoi se ende ka shumë punë që duhen kryer.

Ndër të tjera, Tahiri shpalosi disa sugjerime në lidhje me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës:

1. Prioriteti i këtij institucioni është Ukraina dhe vetëm Ukraina;

2. Roli i Rusisë dhe vendeve aleate të saj janë jashtë ndikimit, pra tani për tani nuk kanë mundësi me na penguar;

3. Deklaratat se është momentumi i duhur për aplikim duhet të studiohen seriozisht e mirë, me maturi, e jo me tifozëri. Sipas vlerësimit tim, nuk janë punët për deklarime pompoze, por për avokim strategjik e politik ‘pa zhurmë’.

4. Urgjentisht duhet ta forcojmë me personel e kapacitete logjistike e buxhetore konsullatën tonë në Strasburg.

5. Në prill (25-29) delegacioni ynë duhet të vijë këtu me plan konkret, deri atëherë mos të bëjnë shumë tweeta.

Lajmet Tahiri pas vizitës në Asamblenë Parlamentare: Kemi shumë punë për anëtarësim në Këshillin e Evropës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!